Kastrioti-Erzeni barazimi spektakolar

Abissnet Superiore, Java 20:
Kastrioti – Erzeni 2-2 (Stojanoviç 58′, Greca 63’/ Asani 5′, Kapllani 34′)
Mes spektaklit dhe golave, sfida e javës së 20-të Abissnet Superiore mes Kastriotit dhe Erzenit u mbyll në barazim 2-2.
Shijakasit kishin fitoren në duar teksa arritën të mbyllnin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Vendosën goli i shpejtë i Asanit dhe ai i Kapllanit.
Sakaq, Kastrioti mbetet aktiv edhe pas pësimit të 2 golave me krutanët që rihapin sfidën në minutën e 58′-të. Stojanoviç shënon nga goditja e dënimit duke surprizuar portierin Xhika dhe duke dhënë shkëndijat e zgjimit të vendasve.
Vetëm 5 minuta më vonë Kastrioti realizon sërish, kësaj radhe me Grecën duke barazuar gjithçka edhe pse dukej se shijakasit ishin më pranë fitores në këtë përballje.Krutanët goditen dhe dy herë shtyllën…
2-2 mbyllet kjo sfidë me Erzenin që ngjitet në vendin e tretë me 30 pikë, 1 më pak se Partizani dhe 1 më shume se Laçi, teksa krutanët nuk i ndahen vendit të fundit të klasifikimit./Sara Gjidiaj/