Sot/ Partizani për kthesën, Laçi për vazhdimësinë
Fiton Tirana (mundi 1-2 Egnatian) dhe e dërgon në +6 diferencën e pikëve me vendin e dytë, Partizanin.
Të kuqtë me një duel për të rikuperuar këtë mbrëmje me Laçin (java e 20) duket se e kanë të ndaluar dështimin pasi në realitetin aktual, objektivi titull, do kthehej në mision mjaft të vështirë.
Aq më tepër që skuadra e Xhovani Kolelës vjen pas disa rezultateve teknike aspak të mira. Humbja me Vllazninë, barazimi me Kastriotin, humbja me Teutën dhe barazimi në shtëpi me Egnatian kanë trazuar shtëpinë e kuqe.
Në fakt, largimet e Bitrit, Rrapajt dhe Skukës në aspektin cilësor, kanë zbehur disi forcën e grupit. Paçka se afrimi i sulmuesit Mba apo riaftësimi i Da Silvës konsiderohen sukses i momentit.
Në anën tjetër Laçi. Një skuadër që ka ardhur në rritje ndërsa javën e fundit ndaj Teutës u shfaq një ansambël mjaft funksional. Veçse dhe te bardhezinjtë problemet qëndrojnë ngjitur. Sulmuesi Guindo në pikëpyetje teksa Babatunde figuron me kartonë.
Për Mezanin rikthehet Spahiu. Në orarin e acartë (19:00) në kryeqytet, sot provë mjaft e vështirë për kurbinasit. Kjo ndeshje i është besuar të gjykohet nga Andi Koçi i kolegjiumit të Durrësit./Sportiim.al/
Klasifikimi në kohë reale i Abissnet Superiore: