FIFA/ VAR do japë shpjegime në Botërorin e femrave

Shpjegimi në kohë reale i vendimeve të marra nga VAR për publikun nga gjyqtarët, i cili po përdoret mbi baza eksperimentale në Kupën e Botës për Klube që po zhvillohet në Marok, sipas të gjitha gjasave do të shtrihet edhe në Kupën e Botës për femra.
Ky kompeticion do të mbahet këtë verë në Australi dhe Zelandën e Re. Kjo u raportua nga Forbes, duke shpjeguar se vendimi përfundimtar do të vijë vetëm në maj, ndërsa sugjeron se kampionati botëror në Oqeani mund të jetë eventi i parë ndërkombëtar që do të shohë zyrtarisht informimin e plotë në vendimmarrje.
Kjo metodë e re duhet t’i bëjë më të kuptueshme ndërhyrjet e VAR-it për spektatorët me arbitrin, i cili do të pajiset me një mikrofon për të shpjeguar vendimin në kohë reale, si në stadium ashtu edhe në ekran.