Partizani e bën baltë, Laçi shkëlqen dhe kap…europën

Abissnet Superiore, Java e 20-të: Partizani- Laçi 1-2 (Da Silva 28′ / Turkaj 45’+3′, Shkurtaj 66′)

Partizani i 2023-it ngel në klasë. Skuadra e kuqe nga kryesuse e kampionatit prej javësh nuk ‘skuq’ duke kaluar ndërmjet humbjeve dhe barazimëve. Sot në shtëpi Partizani është mundur nga kurbinasit e trajnerit Gentian Mezani me përmbysje duke mbetur 6 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Tirana.

Mjaft mirë Laçi i cili në këtë takim u shfaq kreativ dhe kërkues. Rikthimi Gentian Selmanit në portë pas aventurës turke ishte risia e bardhezinjëve në këtë ndeshje por dhe rikthimet nga dëmtimet e Turkajt dhe Spahiut ndikuan pozitivisht. Fitorja e tretë radhazi dhe vendi i tretë provizor për klubin e presidentit Laska.

Ndeshja nisi me golin e bukur të Da Silvës për vendasit. Një kryeveper braziliane e regjistruar në të 28-ën. Në fund të fraksionit të parë, i rikthyeri Turkaj barazon me kokë.

E dyta prodhoi golin e dytë të miqve me Spahiun që sherben Shkurtajn pas një aksioni vërtetë model nga e djathta. Vlonjati teksa godet menjëherë mposht portierin Hoxha dhe shkon te i 4-ti sezonal me kurbinasit. Reagimi i Partizanit vjen në rritje por si Mba (edhe sot pa shumë shkëlqim) ashtu dhe lojtarët e tjerë të të kuqëve nuk ndezin.

Dështim i radhës për skuadrën dhe vetë Kolelën. Ndoshta nesër do të zgjohet me ndonjë ‘biletë’ kthimi drejt Italisë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!