Mançester Siti nën akuzë, klubi rrezikon gjithçka

Sheikh Mansur pronari i ‘Qytetarëve’ ka një mal mbi supe për parregullsitë e së shkuarës. Klubi rrezikon përjashtimin.
Mediat angleze raportojnë se Mançseter Siti ka rënë në lupën e sanksionëve të shumta disiplinore
Premier Liga e akuzon klubin me pronarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për thyerjen e rregullave të shumta financiare nga viti 2009 deri në 2018-të Në total janë 100 akuza.
Mes tyre dhe akuza me sanksionin pasues të skandaleve me futbollistë të mitur. Mediat shkruajnë se lojtarëve nën moshë iu është bërë presion që të nënshkruajnë kontrata me klubin përmes pagave monetare.
Nëse do vërtetohen nga organet përkatëse do ti kushtojë rëndë klubit të tij si heqja e pikëve, ndalimi i transferimeve, kufizime të shpenzimeve, heqjen e titujve të mëparshëm apo dhe vendimin ekstrem përjashtimin nga Premier League. /Sportiim.al/