Poter pranë dështimit te Çelsi, Fulhem e lë prapa

Debutojnë Enzo Fernandez dhe Mikhailo Mudrik, blutë nuk kalojnë në shtëpi.
Çelsi nuk ia del të kalojë në derbi me Fulham në një duel të javës së 22-të në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Graham Poter vijon të zhgënjejë ndërsa në ‘Stamford Brige’ brazoi pa gola me Fulhem.
Te vendasit debutoi përforcimi i fundit, kampioni i botës, argjentinasi Enzo Fernandez por dhe ukrainasi Mikhailo Mudrik i cili u hodh në fushë si zëvendësues.
Në këtë takim skuadra që ushtroi presion ishte ajo e Çelsit por as rikthimi i Sterling dhe futbollistët e tjerë nuk kaluan portën e miqëve.
Vëndi i nëntë për Çelsin i ngjan një kushtrimi therës duke patur parasysh investimet marramendëse të Tod Bohli.