Kupa/ Favoritet në çerekfinale

Kupa e Shqipërisë përcaktoi sot 6 skuadrat që kaluan në çerekfinale të edicionit të 71-të të saj. Në kllapa ndeshjet e para. Me të shënuara skuadrat e kualifikuara.
Kastrioti, Tirana, Partizani, Kukësi, Egnatia dhe Laçi janë skuadrat që kanë mundur të sigurojnë biletat për turin e ardhshëm.
Kukësi ka mposhtur thellë Apoloninë në Kukës pas barazimit pa gola në Fier. 5-0 u mbyll sfida me verilindorët që vijojnë garën ashtu si dhe Egnatia.
Përballë Skënderbeut, rrogozhinasit e mbyllën në barazim 1-1, por falë ndeshjes së parë të cilën e fituan 0-1 janë ata që kalojnë më tej.
Për llogari të Grupit B u luajt edhe Laçi – Tomori. Kurbinasit fituan 2-1 me golat e Bibës dhe Myrtës e me një formacion ku u panë mjaft ndryshime dhe lojtarë të rinj. Për beratasit shënoi Lamçe në 90+2.
Sa i përket Grupit A, Tirana dhe Partizani morën fitore me kryeqytetasit që u duk se luajtën thjesht për formalitet. Regi Lushkja ishte i vetmi që shënoi për bardheblutë duke gjetur dhe golin e tij të parë me këtë fanellë.
Sakaq, edhe krutanët do të jenë në fazën tjetër pas barazimit 0-0 me Dinamon me ndeshjen e parë që e kanë fituar 3-1.
Kupa e Shqipërisë, turi 1/8:
Shifrat:
Grupi A
Sot: 13:00
Partizani– Korabi 3-0 (3-1)
Kastrioti– Dinamo 0-0 (3-1)
Tirana– Lushnja 1-0 (3-0)
Të premten
13:00 Vllaznia- Bylis (2-0)
Grupi B
Sot: 13:00
Laçi– Tomori 2-1 (3-1)
Kukësi– Apolonia 5-0 (0-0)
Egnatia-Skënderbeu 1-1 (1-0)
Të premten:
16:00 Teuta-Erzeni (1-1, në Durrës)/Sportiim.al/