Kupa, vëmendje në ‘Kukës Arena’ dhe nesër në ‘Niko Dovna’
Edicioni i 71-të i Kupës së Shqipërisë do të vendosë sot dhe nesër përballë skuadrat e elites me avanatazhin e të bërit mirë në të vajtjes. Në këtë fazë të garës teksa luhet për 1/8-at skuadra si Tirana, Laçi, Vllaznia, Partizani, Kastrioti, Egnatia thuajse e kanë siguruar kalimin për në fazën tjetër.
Me mjaft interes përballjet e kthimit: Kukësi- Apolonia dhe Teuta-Erzeni teksa shifrat e takimit të parë lënë hapur kualifikimin.
Më poshtë kalendari i takimeve të kthimit, në kllapa sfidat e vajtjes. Nuk vlen goli në fushë kundërshtare:
Grupi A
Sot: 13:00
Partizani- Korabi (3-1)
Kastrioti- Dinamo (3-1)
Tirana- Lushnja (3-0)
Të premten
13:00 Vllaznia- Bylis (2-0)
Grupi B
Sot: 13:00
Laçi- Tomori (3-1, në Pezë)
Kukësi- Apolonia (0-0)
Egnatia-Skënderbeu (1-0)
Të premten:
16:00 Teuta-Erzeni (1-1, në Durrës)/Sportiim.al/