Dy çifte zyrtare, nesër Kupa plotëson duelet e çerekfinales

Sot u përcaktuan 6 prej 8 skuadrave të cilat do të formësojnë turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Asnjë surprizë në 6-ndeshjet e sotme teksa të mëdhatë ia dolën të kalonin lehtë. Përjashtim bëri vetëm Egnatia e cila pasi kishte fituar të vajtjes 0-1 ndaj Skënderbeut, sot e pa vetën poshtë një goli në pjesën e parë.
Ndërkaq nesër dy duelet e mbetura. Nëse Vllaznia thjesht duhet të administrojë fitoren ndaj Bylis (2-0 e vajtjes) te derbi rajonal Teuta- Erzeni, gjithëçka do të mësohet vetëm në vërshëllimen e fundit të arbitrit kryesor. Takimi i parë i luajtur në ‘Niko Dovana’ u ndal te barazimi 1-1. Bileta e fundit pa favoritë.
Kështu, me emrat e konfirmuar sot janë përcaktuar dy duelet e turit të ardhshëm çerekfinal. Egnatia- Laçi dhe Kastrioti- Tirana tani janë zyrtarizuar. Nesër pazëlli plotësoet me dy çerekfinalistet e tjera që do të përballen me Partizanin dhe Kukësin./Sportiim.al/
Nesër
Grupi A:
13:00 Vllznia-Bylis (2-0)
Grupi B
16:00 Teuta-Erzeni
Çerekfinalet:
Grupi A
Kastrioti-Tirana
Vllaznia/Bylis-Partizani
Grupi B
Egnatia-Laçi
Teuta/Erzeni-Kukësi