Botërori i Klubëve, Al Ahli në çerekfinale

Kupa e Botës për Klube, e fundit me formulën aktuale, filloi dje në Marok me sfidën në kërkim të çerekfinales mes Al Ahli (Egjipt) dhe Aukland Siti (Zelandë e Re).
Ky takim hapës u fitua 3-0 nga nënkampionët egjiptianë Në çerekfinale, Al Ahli do të luajë kundër Seattle Sounders të SHBA-së teksa fituesi do të gjejë Real Madridin në gjysmëfinale.
Në përballjen tjetër mes Al Hilal dhe Wydad Casablanca (më 4 shkurt), fituesi do të përballet me Flamengon.
Kompeticioni i FIFA-s nisi dje dhe do të mbyllet me datën 11 shkurt. Sportiim.al/