Starton Botërori për Klube

- Nga 1 deri më 11 shkurt 2023, finalet e Botërorit të Klubeve në Marok.
- Pas pak (20:00) në ‘Tanger’ Al Ahli (Egjipt)-Aukland Siti (Zelandë e Re)
Maroku nis sot zyrtarisht Kupën e Botës për Klube. Nga data 1 deri në 11 shkurt. FIFA ka programuar duelet sipas formatit të vjetër teksa ka parashikuar një model të ri dhe zgjerim të skuadrave me start nga viti 2025.
Në Botërorin e Klubeve do të jenë ndër të tjera kampioni i Europës Real Madrid, Flamengo, si kampion i Copa Libertadores dhe amerikano-veriorët e Seattle Sounders, kampionët e parë të turneut CONCACAF (Amerika e Veriut, Qendrore dhe Karaibet). .
FIFA për vitin 2025, mendon një lloj kampionati gjatë një muaji, me 32 skuadra. Ai do të luhet në qershor./Sportiim.al/