Laçi përmbys Teutën përmes spektaklit

Abissnet Superiore, Java 19:
Laçi – Teuta 4-3 (Akinjemi 21′, 72′, Babatunde 24′, Ujka 68′, / L. Vila 12′, Kallaku 16′ pen, Gruda 89′)
Spektakël golash dhuroi sfida e javës së 19-të midis Laçit dhe Teutës me gjithçka që përfundoi në favor të bardhezinjve. Kurbinasit mposhtën durrsakët në shifrat 4-3 duke koleksionuar fitoren e dytë radhazi.
Përballja nisi me malore për vendasit që pësuan 2 gola për 4 minuta. Fillimisht Lorenco Vila kur luhej e 12′-ta e më pas vjen dyfishimi nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Sherif Kallakut.
Pak minuta qetësi derisa stafetën ta merrte Laçi. Ngushtimin e shifrave e realizon Akinjemi në minutën e 21′-të ndërsa pas fare pak baraspeshën e sjell Babatunde.
Pjesa e dytë nis shumë më mirë për Laçin, i cili më kërkues dhe më cinik në sulm, do të marrë frenat e lojës. Përmbysja vjen falë një goli mjaft të bukur të Ujkës, teksa vulën e vendos Adeleke Akinjemi që shënon për të dytën herë brenda sfidës.
Sakaq, një shpërqendrimi i minutave të fundit në mbrojtje shfrytëzohet nga Ildi Gruda i cili drithëron disi kurbinasit me golin e shënuar në frymën e fundit. Por, alarmi ishte i rremë pasi sfida u mbyll me triumfin e bardhezinjve.
Tashmë kampionati bëhet akoma dhe më interesant me Laçin që mund të quhet zyrtarisht në garë për Europën, ndërsa ulje-ngritjet e Teutës duket se nuk kanë fund./S. Gjidiaj/