Ikën Çoçlli, Bano merr Besëlidhjen

Besëlidhja ka emëruar ditën e sotme timonierin e ri që do të udhëheqë lezhjanët në Kategorinë e Parë.
Nikollin Çoçlli dha dorëheqjen pas humbjes ndaj Korabit në shtëpi, teksa menjëherë është konfirmuar emërimi i Artan Banos në krye të pankinës së Besëlidhjes.
Prezantimi ka ardhur ditën e sotme në prani të zv.presidentit Xhulio Noka dhe ish-trjanerit Çoçlli. Për Banon objektivi do të jetë i qartë, të shpëtojë Besëlidhjen nga zona e rrezikut ku lezhjanët ndodhen të fundit me 10 pikë.