Do mbajë numrin 10, Limaj te Hermanstadt

La Tiranën si kampion dhe kryesusen aktuale të Superiores Vesel Limaj nga sot ka nisur një aventuren e re me skuadrën e Hermanstadt në Rumani.

Mesfushori me pasaportë gjermane është prezantuarpikërisht sot ndërsa cilësohet si një goditje e madhe për ekipin rumun.

Ndërkaq, këtë sezon, skuadra e Hermanstadt pozicionohet në vendin e 11-të me 24 pikë duke mbetur te zona ‘ndarëse’ mes ekipëve që luftojnë për ti ikur fundit dhe atyre që duan europën.

Farul Konstanta, Kluzh, Rapid Bukureshti, Universitatea Krajovë dhe FCSB (Steaua) janë skuadrat mbi ekipin e Limajt pas 23 javëve.

Njoftimi i klubit:

‘Vesel Limaj është mesfushori qendror gjerman 26-vjeçar. Ai u trajnua në grupet e fëmijëve dhe të rinjve të ekipeve të njohura në Gjermani, si Energie Cottbus dhe Hamburger SV. Në CV-në e tij janë edhe SV Horn (Austri), FK Bylis, FK Kukësi dhe KF Tirana (Shqipëri), për të cilat ka luajtur 14 ndeshje në pjesën e parë të sezonit dhe ka shënuar një gol.

Veseli ka një titull kampion dhe një Superkupë të Shqipërisë me KF Tirana dhe një Kupë të Shqipërisë me FK Kukësi. Futbollisti gjerman vlerësohet me 300 mijë euro në faqet e specializuara dhe ka nënshkruar për një sezon e gjysmë me FCH.
Vesel Limaj do të mbajë fanellën me numrin 10′./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!