Akinjemi shitet në Çeki

Sulmuesi nigerian kalon nga Laçi te MFK Karvina për 200 mijë euro. Klubi bardhezi mban 20 % te kartonit.
Zëvendës presidenti i Laçit Kleo Laska deklaroi pas Laçi-Teuta 4-3 se klubi bardhezi ka realizuar një shitje mjaft ekonomike.
Sipas numrit dy te kurbinaseve, Adeleke Akinola Akinjemi do ti bashkohet klubit çek të Karvinës në kampionatin ‘Druha Liga’ në Çeki.
Kampionati në Republikën Çeke për këtë nivel, rinis në 4 mars teksa skuadra e re e nigerianit do të presë kryesuesit e Pribram. /Sportiim.al/