Xhokoviç në Australi: Dëbimi ndjesi e keqe, kthehem se e dua…
Më shumë se një vit më parë tenisti serb Novak Xhokoviç u dëbua nga Australia për faktin se nuk ishte i vaksinuar për COVID 19.
Sidoqoftë, ‘Nole’ ka lënë pas gjithëçka teksa sot u shfaq në konferencë për shtyp pikërisht në vendin ku për Australian Open (Grand Slam- i parë sezonal) do të garohet nga 15 deri më 29 janar 2023, Novak do të bëjë paraqitjen e tij të parë në Australi në turneun ATP në Adelaide.
Ish-numri një i botës do të ndjekë kurorën e tij të dhjetë në Australian Open dhe nëse do të jetë i suksesshëm, do të barazonte rekordmenin Rafael Nadal me 22 tituj Grand Slam.
Xhokovic tha se si u ndje kur u dëbua nga Australia, por shtoi se gatishmëria e tij për t’u kthyer në ‘Melbourne Park’ tregon pëlqimin absolut për vendin e ‘kangurëve,- Australinë.
“Gjëra të tilla nuk mund të harrohen, është diçka që të mbetet përgjithmonë dhe diçka që nuk e kam përjetuar kurrë më parë dhe shpresoj se nuk do ta ndesh më. Por ishte një përvojë e vlefshme jetësore për mua dhe më duhet të vazhdoj, dhe kthimi në Australi flet se si ndihem në këtë vend dhe si ndihem kur luaj këtu”, tha Xhokoviç në konferencën e parë për shtyp.