Kukësi shtang Tiranën, Bylis thyen Kastriotin
Abissnet Superiore, Java 19:
Kukësi – Tirana 2-0 (Ovusu 32′, Bytyçi 58′)
Bylis – Kastrioti 1-0 (Doi 76′)
Java e 19-të dhe faza e tretë e Abissnet Superiore nisën me fitoren e dy skuadrave vendase në sfidat e orës 13:00.
Kukësi duket se është rikthyer në shina me verilindorët të cilët kaluan pa problem Tiranën në “Kukës Arena”. Ovusu në pjesën e patë dhe Bytyçi në të dytën udhëhoqën skuadrën e tyre drejt fitores së dytë radhazi.
Bardheblutë kryesues provuan të krijonin por nuk mundën të finalizonin me mungesën e Xhixhës që u ndje disi në shpejtësinë dhe fantazinë e sulmit.
Sakaq, në Ballsh mjaftoi goli i Doit në minutën e 76′-të për të vendosur fatet e sfidës dhe për t’i dhënë këtë fitore Bylisit. Nuk mungoi as kartoni i kuq në këtë përballje me teknikun Shensoi që ndëshkohet pas protestave të shumta.
Pas 2 ndeshjeve të ditës së sotme, Kukësi e sheh veten t’i afrohet Laçit të vendit të gjashtë me 1 pikë, ndërsa ballshiotët barazojnë kurbinasit me 23 pikë. Fundi i tabelës shkon për krutanët./S. Gjidiaj/