Bie Flamurtari, Korabi ngjitet në vend të dytë

Episodi i rrallë/ Te Skënderbeu në rastin e golit të dytë me penallti ka ‘zënka’ se kush do të godasë nga 11-metra.
Ka rinisur Kategoria e Parë për këtë vit të ri 2023, me sfidat e javës së 13-të të luajtura të gjitha në orën 13:00.
Dinamo ia ka dalë përballë Luzit 2008 duke fituar 2-1 dhe duke marrë një 3-pikësh falë të cilit ruan diferencën me 4 pikë nga vendi i dytë ku gjendet Korabi.
Dibranët fituan gjithashtu ndaj Besëlidhjes 0-1 duke fundosur akoma më shumë lezhjanët në fundin e tabelës e kapur vendin e dytë.
Sakaq, Apolonia befasoi Flamurtarin duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0, teksa Skëndërbeu parakaloi vlonjatët në renditje pas fitores 2-0 me Lushnjen.
Barazimi i vetëm erdhi nga sfida Oriku – Tërbuni ndërsa Burreli dhe Tomori siguruan fitore ndaj Besës e Turbinës.
Java e 13-të, shifrat:
Dinamo- Luzi 2008 2-1
Skënderbeu- Lushnja 2-1
Apolonia- Flamurtari 1-0
Besëlidhja-Korabi 0-1
Burreli-Besa 1-0
Oriku- Tërbuni 0-0
Tomori-Turbina 2-0