Rikthehet Kategoria e Parë, luhet e gjithë java e 13-të

Sfida të ekuilibruara, te matjanët do të debutojë në stol trajneri Dorian Bubeqi

Sot në orën 13:00 e gjithë Kategoria e Parë në fushë. Do të luhen ndeshjet e para të vitit 2023 për nivelin e dytë të futbollit në Shqipëri. Të 7-ta përballjet paraqesin interes të shtuar pasi si lufta për kreun ashtu dhe ajo e rrëzimit kanë hyrë në fazë vendimtare.

Besëlidhja- Korabi dhe Apolonia- Flamurtari dy ndeshjet kryesore të ditës. Kampionati kryesohet nga Dinamo me 24 pikë. Ndjekin respektivisht Flamurtari, Korabi dhe Skënderbeu me nga 22, 21 dhe 20 pikë.

Fundi i takon Besëlidhjes (10), Turbinës (11), Orikut (11) dhe Burrelit (11). Golashënuesit pas 12 javëve janë Taulat Marku (Dinamo) dhe Albers Keko (Korabi) me nga 9 gola.

Java e 13-të, Kategoria e Parë:

13:00

Dinamo- Luzi 2008

Skënderbeu- Lushnja

Apolonia- Flamurtari

Besëlidhja-Korabi

Burreli-Besa

Oriku- Tërbuni

Tomori-Turbina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!