Goditje e madhe e Kastriotit, afron Mihanën

Kastrioti ka zyrtarizuar afrimin e parë për këtë merkato dimërore dhe bëhet fjalë për një sulmues. Redon Mihana është futbollisti më i ri që i bashkohet krutanëve pas gjysmës së sezonit.
23-vjeçari vjen pas eksperiencave me Apoloninë, Dinamon dhe së fundmi Egnatian, teksa te Kastrioti do të nisë një aventurë të re.
Mihana do të jetë i gatshëm në radhët e krutanëve duke filluar nga sfida e radhës përballë Bylisit.