Bylis, vijnë tre lojtarë

Pas Zguros dhe Adilit Bylis prezanton dhe tre futbollistë të tjerë.

Tomojuki Doi, Vasil Zogos dhe Ergi Hodo janë prezantuar si futbollistët e radhës te mallakastriotët e teknikut Shensoi.

Sulmuesi japonez vjen nga skuadra e Fuxhedës nga shteti aziatik dhe do të jetë një vlerë e shtuar për repartin e avancuar.

Vasil Zogos rikthehet dhe njëherë te Bylisi, pas disa eksperiencave në Greqi dhe Amerikë.

Ergi Hodo pjesë e Akademisë së klubt Bylis perfshihet në planet e skuadrës së parë si një element me perspektivë duke lidhur një marreveshje afatgjatë. Hodo ka luajtur me pare edhe me Bylis U19 dhe Bylis U21.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!