Tirana di të kalojë në “Erzen”
Abissnet Superiore, Java 18:
Erzeni – Tirana 0-2 (Hasani 83′ pen, 90+5′)
Java e 18-të e Abissnet Superiore dhe faza e dytë e këtij kampionati u mbyll në “Niko Dovana” me fitoren e pastër të bardhebluve ndaj Erzenit.
Një përballje mjaft e luftuar me të dyja skuadrat që kërkonin të merrnin maksimumin. Si Erzeni edhe Tirana krijojnë por edhe shpërdorojnë shumë me lojën që zhvendoset sa nga njëra portë në tjetrën.
Sakaq, duhet të trokasë minuta e 83′-të që sfida të zhbllokohet. Një prekje me dorë e Krasniqit në zonë përkthehet në penallti nga sistemi VAR dhe në gol nga Hasani, i cili do të rikthehet të shënojë sërish për të vulosur gjithçka në kohën shtesë.
Tashmë, Tirana konfirmohet si kampione dimri dhe udhëheq klasifikimin me 34 pikë, ndërsa Erzeni ruan vendin e pestë me 26 pikë, po aq sa Egnatia./Sara Gjidiaj/