Superiorja me tri duele, Tirana provë ndaj Erzenit

  • Me Erzeni-Tirana (19:00), ulet sipari i gjysmës së Abissnet Superiore. Partizani i “ri” pret Teutën më të mirë sezonale. Kukësi,e ndaluar të dështojë.

Egnatia- Kukësi hap ditën e sotme nga tri sfidat e mbetura të javës së 18-të Abissnet Superiore.

Skuadra e Rrogozhinës me Shpëtim Duron në timon mban vendin e katërt në klasifikim por nëse sot mund kuksianët në krizë, do të mbyllë gjysmën e edicionit të 84-ët Kombëtar të futbollit si e tretë.

Nga ana e tij Kukësi teksa qëndron në fund është i përfsihrë tërësisht nga lëvizjet që të jep sesioni dimëror i merkatos. Klubi ka njoftuar mbylljen me Rimal Haxhiun ndërsa ka afruar sulmuesin kosovar të lindur në Zvicër, Erduan Smajli (19).

Ganezi Xhonson Ousu (24) është një tjetër afrim te verilindorët tashmë të zyrtarizuar nga vetë skuadra e Kukësit.

Ndërkohë në 16:00 në Kompleksin Partizani në Tufinë përballën Partizani-Teuta. Të kuqtë me oshilacione në javët e fundit ndërsa humbën me Vllazninë dhe barazuan me Kastriotin, kërkojnë kthesën. Janë larguar Skuka dhe Bitri por duket se Da Silva do mund të jetë i gatshëm. Kolela e deklaroi në konferencë për shtyp se ka kontigjentin e duhur për të mbyllur largimet.

Teuta në moment të mirë. Ndonëse u ndal javën e kaluar nga Egnatia 1-1 performanca e ‘Djemëve të Detit’ krejt ndryshe nga ajo e fazës së parë.Pas Kallakut këtë janar ka marrë edhe Jurgen Goxhajn. Provë e madhe sot në kryeqytet.

Erzeni- Tirana dueli i madh i mbrëmjes. Parashikuar të zhvillohet në ‘Niko Dovana’ të Durrësit me start orën 19:00, dy skuadrat e momentit kërkojnë pikët maksimale.

Bardheblutë larguan Xhixhën dhe afruan Kristal Abazaj-in për sulmin ndërsa Regi Lushkja i konfirmuar prej javësh, tani mund të zbresë në fushë si bardheblu. Tirana ka marrë dakortësinë e regjistrimëve të lojtarëve në institucionet përkatëse.

Jave 18-të:

Egnatia- Kukësi 13:00
Partizani-Teuta 16:00
Erzeni- Tirana 19:00 (në Durrës)

Luajtur dje:

Bylis-Vllaznia 1-0

Laçi- Kastrioti 4-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!