Duro largohet nga Egnatia

Diego Longo në krye të listës për të marrë timonin tekik të Egnatias
E papritur tek Egnatia. Klubi rrogozhinas ka njoftuar ditën e sotme se Shpëtim Duro nuk do të jetë më në krye të pankinës së tyre.
Dy barazime dhe një humbje në 3 sfidat e fundit duket se nuk kanë kënaqur drejtuesit e klubit të cilët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me 63-vjeçarin.
Epoka “Duro” tek Egnatia nisi me Kukësin dhe u mbyll po me Kukësin me trajnerin kryeqytetas që siguroi 17 pikë në 9 ndeshje me rrogozhinasit.
Momentalisht, Egnatia ndodhet në vendin e katërt me 26 pikë teksa puna ka nisur për të zgjedhur trajnerin e ri që do të debutojë përballë Partizanit.