Skandal me pankartat, Reali dënon veprimet e kampit të Atletikos

Klubi i Realit sapo ka dalë me një deklaratë për skandalin e ndodhur.

Episodi i shëmtuar në Spanjë. Diçka e pazakontë para ndeshjes për Kupën e Mbretit, Real- Atletiko Madrid (sot 21:00) ka ndodhur pranë Valdebebas e cila njihet si pika e takimit dhe festave të klubit merenguez.

Gjatë natës u shfaq një pankartë e postuar nga ultrasit e Atletikos me mbishkrimin: “Madridi e urren Realin”, por mbi të gjitha u var një kukull e veshur me fanellën e Vinicius, i cili gjithnjë konsiderohet një yll i Realit të afërm.

Një gjest që shkon përtej rivalitetit të thjeshtë dhe që është dënuar ashpër nga gazetat kryesore spanjolle./Foto Twitter/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!