Bylis thyen Vllazninë, Laçi kalon lehtë krutanët

Laçi- Kastrioti 4-1
Shkurtaj 16′, Spahiu 31′, Akinjemi 48′, Geci 90’+2′ / J.Çela 81′)

Bylis- Vllaznia 1-0 (Felipe Soza 58′)

Laç:

Pas dy humbjeve radhazi në transfertë, skuadra bardhezi rikthehet të tri pikët.

Që në fillim takimi nisi me vrull për kurbinasit të cilët u shfaqën disa herë rrezikshëm derisa shënuan golin e avantazhit me anë të Shkurtajt në të 16′-ën. Më pas nis furia e golave të tjerë ndërsa Spahiu shënon të dytin.

Gjithçka bëhët më e lehtë kur Akinjiemi në start të së dytës realizon edhe të tretin për formacionin vendas.

Krutanët shkurtojnë në fund të takimit me Çelën ndërsa Laçi i dërgon në 4-ër shifrat finalë më Gecin.

Ballsh:

Bylis me trajnerin e ri Shensoi në stol bën surprizën e madhe ndërsa mundi Vllazninë në shifrat minimalë 1-0

Gjatë pjesës së parë të dyja ekipet patën raste të mira për të shënuar por nuk arritën të finalizojnë duke i mbyllur në barazim pa gola 45 minutat e para.

Sfida u vendos në minutën e 58’ teksa vendasit kaluan përpara me Felipe Sozën. Gjatë minutave të tjera skuadrat patën disa mundësi por pa rezultat.

Ardit Hoxhaj pati një mundësi idelae në fund por lojtari që më parë ka veshur bluzën e Bylis e dërgoi sferën mbi traversë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!