Juve kalon në ‘UEFA’, FIFA pezullon…

UEFA

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet nesër në Nion teksa mund të fillojë të merret edhe me temën e dënimit të Juventus. Gjithësesi UEFA do të vendosë vetëm pas prononcimit të fundit të drejtësisë sportive italiane pas vendimit të Bordit të Garancive të CONI, i cili pritet në muajin mars.

FIFA:

FIFA ka pezulluar Sri Lankën nga kompeticionet e saj. Shkaku, ndërhyrha e qeverisë në zgjedhjet e këtij shteti për zgjedhjet në Federatë. Vendimi me efekt të menjëhershëm ndërsa FIFA ka lënë detyra për tu plotësuar sipas statutit të saj.

Angli:

Pas shkarkimit të Frenki Lampardit nga Everton, spanjolli
Garcia Toral sipas “Marca”-s mund të marrë timonin e klubit anglez për pjesën e mbetur të sezonit.

Australian Open:

Novak Xhokoviç kalon në çerekfinale të Australian Open teksa përballë do të ketë tenistin rus Andrei Rublev./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!