Kukësi kërkon kthesën, Erzeni konfirmimin

Tri ndeshje me dy fitore dhe një barazim, 12 gola me mesataren e lartë 4 gola për ndeshje përgjatë ditës së djeshme do ti lënë vendin dy takimeve përmbyllëse të javës së 17-të Abissnet Superiore.
Sot në 13:00 sfida Kukësi- Erzeni në ‘Kukës Arena’ me vendasit më të etur se kurrë për të marrë tri pikë. Vendasit vijnë në këtë takim delikat pasi kanë largura deri tani plot 8 futbollistë ndërsa kanë afruar së fundi serb mesfushorin Mirza Delimexhaç.
Skuadra verilindore e gjëndur në fund të renditjes por dhe mes problemëve të shfqura në marrëdhejën me vëllezërit Taipi, do kërkojë rehabilitimin për të realizuar largimin nga fundi i pamëshirshëm i “stinës”.
Në anën tjetër shijakasit edhe pse kanë stonuar në 4 javë radhazi pa fitore, gjëndën lart me 23 pikë. Ata vijojnë të luajnë mirë dhe nëse marrin tri pikë në Kukës deomos do heqin “qafe” etiketimin “skuadër surprizë”.
Rikthimi i kroatit Kahrimanoviç, pas shlyerjes së pezullimit për kartonë një armë më shumë për trajnerin Kapllani. Aq më tepër që te grupi i riformatuar do ketë në dispozicion lojtarët e ardhur së fundi si Dejvid Kapllani, Vitor Leao apo Shefki Aliti. /Erga Kenga/