Metz afron Skukën, klubi kërkon dhe një mbrojtës

Pas Redon Xhixhës një tjetër futbollist cilësor largohet nga Superiorja. Xhuliano Skuka bën hapin e madh në karrierë. Dibrani me të kaluar në Francë do të jetë pjesë e Metz në Ligue 2.
24-vjeçari ka udhëtuar drejt Francës ndërsa nesër do të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të firmosë kontratën me klubin e ri.
Ndërkaq Metz po lufton për tu rikthyer në elitën franceze teksa pas 19 javëve ndodhet në vendin e tretë me vetëm dy pikë më pak se vendi i dytë që ngjitet direkt në Ligue 1.
Sulmuesin e favorizon ndjeshëm fakti që zotëron pasaportë franceze çka për klubin e Metz përbën lehtësira në raportet aktuale që kanë futbollistë nga jashtë France.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Metz vazhdojnë kërkimin për një mbrojtës qëndre me qëllim për të kompensuar largimin e Kiki Kouyate.