Bellai ikën nga Bylis

Një ditë pas humbjes së thellë në “Air Albania” përballë Tiranës (4-1), Bylis ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Arian Bellai.

Vetë klubi ballshiot ka njoftuar se në dakortësi me Bellain kanë mbyllur marrëveshjen pas ecurisë jo të mirë të ekipit në ndeshjet e fundit duke e falenderuar teknikun 51-vjeçar për kontributin e tij.

Sakaq, presidenti Kapllanaj nuk ka vonuar në konfirmimin e timonierit të ri që nga nesër do të jetë Naxhi Shensoi. 64-vjeçari nuk vjen për herë të parë në Ballsh, pasi drejtimin e Bylisit e ka pasur edhe në sezonet 2011-2012 dhe 2012-2013.

Në kampionatin shqiptar, Shensoi është ulur dhe në pankinën e Kukësit ndërsa ka një CV të pasur edhe me ekipe turke por jo vetëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!