Xhiro e 17-të dhe merkato, sot tri ndeshje

Java e 17-të Abissnet Superiore ngre siparin sot me tri takime të saj. Fillimisht në Kamëz, Kastrioti- Partizani (13:00) ndërsa në 16:00 në ‘Air Albania Stadium’ Tirana- Bylis dhe në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia- Laçi.

Dy takimet e tjera të xhiros së 17-të; Kukësi- Erzeni dhe Teuta- Egnatia zhvillohen nesër e diel 22 janar.

Në këtë pikë të sezonit ndërsa merkato vijon të jetë e hapur deri në fund të këtij muaji, skuadrat kanë riformatuar dhe vijojnë të kryejnë afrime të cilat edhe pse me pikatore, figurojnë të goditura.

Regi Lushkja te Tirana ndërsa pritet zyrtarizimi i Kristal Abazajit, Vllaznia me Bekim Balaj, Laçi me Saliu Guindo, Kukësi me Mirza Delimedjac, Teuta me Sherif Kallaku, Bylis me Vangjel Zguro dhe Krsiti Kote, Erzeni me Dejvid Kapllani, Shefki Aliti e Vitor Leao, Egnatia me Rafael Duamena, Gytis Paulauskas, Eduards Emsis duken goditje të spikatuara në këtë sesion merkatoje.

Ndërkohë pas 16 javëve, kryeson Partizani me 29 pikë. Ndjekin Tirana me 28 dhe Egnatia e Vllaznia me nga 25. Bylis (17), Teuta (17) dhe Kukësi (16) mbyllin tabelën.

Java e 17-të:

Kastrioti- Partizani 13:00

Tirana- Bylis 16:00

Vllaznia- Laçi 16:00

Nesër 22 janar:

Kukësi- Erzeni 13:00

Teuta- Egnatia 16:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!