Tirana dhe Vllaznia fitore me ‘poker’

Abissnet Superiore, Java 17:
Vllaznia – Laçi 4-1 (Hoxhaj 31′, 43′, Juriç 73′, Jonuzi 90+3’/ Shkurtaj 65′)
Tirana – Bylis 4-1 (Hasani 10′, Patrik 27′, 30′, 61’/ Kaçorri 60′)

Nga Sara Gjidiaj

Xhiroja e 17-të e Abissnet Superiore vijoi me dy sfida të tjera në kryeqytet dhe Shkodër ku Tirana dhe Vllaznia kopjuan njëra-tjetrën duke mposhtur 4-1 Bylisin dhe Laçin.

Shkodranët dominuan ndaj kurbinasve që në start me Hoxhajn që realizoi dopietë në pjesën e parë. Sakaq, Shkurtaj në të dytën riktheu shpresat te miqtë por Juriç u kundërpërgjigj shumë shpejt. Në fund për kuqeblutë nuk mungon goli i Jonuzit që fiksoi shifrat në 4-1.

Nuk u pa pothuajse asgjë nga bardhezinjtë në këtë sfidë që mes shumë mungesash morën një tjetër humbje e cila i lë në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet e treta me 28 pikë.

Edhe në kryeqytet e njëjta histori me bardheblutë që dominojnë dhe sigurojnë një fitore bindëse ndaj ballshiotëve. Patrik merr topin në shtëpi teksa shënoi 3 herë pasi Hasani hapi festivalin e golave .

Janë kampionët në fuqi ata që marrin kreun me 31 pikë duke lënë pas Partizanin dhe Vllazninë, ndërsa Bylis zhytet akoma më shumë në fundin e tabelës dhe mbetet në pritje të Teutës dhe Kukësit që luajnë ditën e nesërme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!