Kupë/ Kremoneze eleminon Napolin, Kupa e Mbretit pa surpriza

Spanjë, Kupa e Mbretit:

Real Sociedad dhe Sevilja janë skuadrat e para që kualifikohen në çerekfinale të Copa del Rey në Spanjë. Skuadra baske kaloi duke mposhtur Majorkën 1-0 falë një goli të shënuar nga Navarro. Fitojnë edhe andaluzianët e Seviljes me golin e Ivan Rakitiç.

Real Sociedad-Majorka 1-0
Alaves-Sevilja 0-1

Itali, Kupa:

Napoli-Kremoneze 2-2 (4-5 pen)

Në ‘Maradona’, Napoli dhe Kremoneze luajtën deri në fund për të kaluar këtë tur.

Vendasit e Spaletit me një formacion kryesisht nga stoli, udhëhoqën deri në fund me shifrat 2-1 por në të 86′ u barazua nga miqtë. Në shtesë shifrat nuk ndryshuan ndërsa radha i erdhi penalltive. Në çerekfinale kaloi Kremoneze duke fituar 4-5.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!