Superkupa në Arabinë Saudite, Spanja dhe Italia…shëmbull

Konstatimi:

Dy ditë më parë Real-Barcelona (1-3) me Superkupën e Spanjës që u luajt në Arabinë Saudite ndërsa sot po në Riad, Superkupa e Italisë Milan-Inter 0-3.

Futbolli europian, spostuar në vendet e Lindjes teksa në mes mbetet marketingu dhe globalizmi i sportit më të ndjekur, futbollit, nuk përbën aspak habi. Ajo që u konstatua këtë mbrëmje e sidomos në finalen Real Madrid-Barcelona ishte respekti në kufinjtë e përsosmërisë ndaj fituesit.

E gjithë bota pa se si në ceremoninë e Superkupës së Spanjës në podiumin e Nderit dhe me një qytetari të jashtëzakonshme u pa presidenti (humbës) Florentino Perez. Në krah të Joan Laportës …duke përqafuar futbollistëtë e të dyja klubeve më të mëdha në Spanjë dhe botë.

Diçka e ngjashme edhe këtë mbrëmje me presidentin e Interit Stiven Zhang i cili u ‘shkri’ me skuadrën e vartësit zikaltër. Milanezët e Piolit bënë ritin e tyre duke respektuar sipas protokollit rivalin historik.

E gjithë skena festive e kuruar deri në detaje nga organizatorët, u pa nga një shqiptar fitues nga Elbasani. Kristjan Asllani mesfushori i Kombëtares shqiptare fiton trofeun e parë të madh me një klub të madh. Ai luajti, fitoi, pa, dhe mori me vete përvojën që lë pas një sukses i tillë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!