Laporta: Gavi i përket Barcelonës, rinovon edhe Balde

Laporta pas suksesit në Superkupë flet për Gavin dhe…rinovime
Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka dhënë një intervistë të gjatë për RAC1 në Spanjë. Pas kthimit mnga Arabia Saudite me trofeun e Superkupës së Spanjës, kreu i ‘Blaugranëve’ ka folur për disa situata kontraktuale te klubi i tij.
Në veçanti Laporta dha shpjegime për rinovimin e kontratave të Balde dhe Araujo. Megjithatë, ai flet për Gavin. Lojtarin më të mirë të finales së djeshme ndaj Realit:
“Në vjeshtë ai mbushi 18 vjeç (5 gusht).Ne shfrytëzuam mundësinë që na dha rregullorja për të vazhduar me të si lojtar i ekipit B. Kur të përfundojë sezoni, do të na duhet ta regjistrojmë. Ai është lojtar i skuadrës së parë. Deri në fund të vitit do ta regjistrojmë atë dhe Araujon dhe do t’i rinovojmë kontratën edhe Baldes”, tha presidenti.