Barcelona nxjerr në shitje Ansu Fatin dhe dy yje të tjerë

Te Barcelona e cila sot në 20:00 do të luajë gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës në Riad me Betis zhvillimet janë prezente. Skuadra e Ksavit e tejbushur me yje ka gati një listë dalje teksa në të janë disa emra.

Përpos holndezit Depai për të cilin dje paraqiti interes Atletiko Madrid, emra të tjerë me potencë te ‘Blaugranët’ flitet se po bëjnë gati valixhet.

Barcelona është e gatshme të shesë Rafinjën, Ferran Torres dhe Ansu Fatin këtë muaj nëse marrin oferta të përshtatshme. Ky është prononcimi i ‘El Chiringuito’ në Spanjë. /Foto:Twitter/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!