Superkupa e Spanjës i shkon Barcelonës, Gavi gjeniu i ri

Superkupa e Spanjës:
Real Madrid – Barcelona 1-3

Trofeu i parë për Ksavin si trajner, Reali vijon krizën

Finalja e Superkupës së Spanjës u luajt këtë mbrëmje në Riad të Arabisë Saudite. Për të 14-tën herë në histori trofeu shkon për katalanasit edhe në këtë “El Clasico” përballë madrilenëve.

Dominim total i kuqebluve që la në hije kampionët në fuqi të Spanjës. Për shumë minuta madrilenët thuajse nuk dhuruan asgjë.

Sakaq, sulmet e katalansve u konkretizuan fillimisht me Gavin e më pas me Levandovskin që vulosën rezultatin e pjesës së parë.

Për t’u kthyer në të dytën ku Pedri do të shënonte të tretin të vërtetin për ‘Blaugranët’ duke hipotekuar kështu fitoren në këtë kompeticion dhe në këtë klasike spektakolare.

Reali e mbylli sfidën në sulm e shënuar dhe golin e nderit që me shumë vështirësi mbërriti në fund të takimit me Benzema teksa e dërgoi topin në fundin e rrjetës së Ter Shtegen.

Pas kësaj finaleje, Reali dhe Barcelona do duhet t’i rikthehen sërish garës në kampionat ku i presin Atletik Bilbao dhe Getafe fundjavën e ardhshme dhe ku lufta për kreun vijon./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!