Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë

Superkupa e Shqipërisë:
Tirana – Vllaznia 3-2 (Patrik 40′, Hasani 53′, Xhixha 90+3′ / Mala 7′, Latifi (p) 86′)

Superkupa e Shqipërisë i shkon Tiranës. Në ndeshjen ndaj Vllaznisë luajtur në ‘Air Albania Stabium’, bardheblutë fituan në shifrat 3-2 duke rrëmbyer trofeun e 12-të në histori. Ai që vendosi ishte Redon Xhixha në shtesë.

Pjesa e parë prodhoi dy gola me shkodranët që kaluan në avantazh që në minutën e shtatë të sfidës. Kombinimi i Markut me Malën rezultoi në gol për kuqeblutë e Vllaznisë të cilët ruajtën avantazhin deri pak minuta larg përfundimit të fraksionit të parë.

Në minutën e 40′-të një goditje nga këndi e bardhebluve kthehet në gol nga “gërshëra” e Patrik që mund të quhet dhe një nga golat më të bukur të futbollit shqiptar në këtë kompeticion.

Në të dytën pjesë Tirana e nis me gol dhe kësaj radhe është Florent Hasani që përmbys gjithçka, por me një penallti thuajse në fund të takimit do të vendoset sërish baraspesha. Latifi i rikthyer shënon nga pika e bardhë e 11-metërshave dhe gëzon shkodranët për disa minuta.

Pak kohë para zëvendësimit, i përhershmi Redon Xhixha vendos fatet e sfidës. Sulmuesi merr një top të kthyer jo mirë nga Zogoviç për ta dërguar në rrjetën e këtij të fundit dhe për t’i dhënë fitoren kryeqytetasve ndaj shkodranëve./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!