Penalltitë dërgojnë Superkupën në ‘Itihad’

Superkupa e Europës:
Mançester Siti – Sevilja 1-1 (Palmer 63’/ En Nesiri 25′) 5-4 pen

Fituesja e Champions League dhe ajo e Europa League u përballën sot në finalen e Superkupës së Europës. Në “Karaiskakis Stadium” të Greqisë, Mançester Siti fitoi për herë të parë një trofe të tillë vetëm pas serisë së penalltive.

Nga një gol në secilën pjesë vendosi barazimin që do të mbyllte kohën e rregullt. Spanjollët ishin ata të cilët realizuan të parët me En Nesirin që shkaktoi festën e minutës së 25′-të.

Diçka më shumë nga skuadra e Seviljes por Mançester Siti do të dijë të rikthejë baraspeshën falë Palmer që nderon anglezët në minutën e 63′-të të takimit. Kështu, rihapet sërish gjithçka për të qëndruar e tillë deri në serinë e penalltive.

Nga 11 metra distancë më të saktë u treguan anglezët që nuk gabuan në asnjë gjuajtje, ndërsa spanjollët dështuan me të fundit duke i dhuruar për herë të parë Sitit një trofe Superkupe. Kështu, ekipi i Guardiolës e nis sezonin e ri si kampion pas suksesit në Champions League./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!