Teuta futet në valle, tri pikë ndaj krutanëve

Abissnet Superiore, Java 16:
Teuta – Kastrioti 2-0 (L. Vila 45′, Oshafi 66′)

Teuta e ka nisur me fitore vitin 2023 në shtëpi përballë Kastriotit. Në shifrat 2-0 durrsakët mposhtën krutanët me nga një gol në secilën pjesë.

Fraksioni i parë thuajse i barabartë me golin e Lorenco Vilës që bën diferencën në përfundim të tij. Goli konsiderohet i rregullt edhe pas çekimit nga sistemi VAR, kështu Teuta shkon më e qetë drejt dhomave të zhveshjes.

Në pjesën e dytë, Oshafi do të gjejë rrjetën në minutën e 66′-të për të vulosur fitoren e vendasve. Fillimisht gjithçka konsiderohet e parregullt, por është sërish VAR që jep verdiktin përfundimtar duke konfirmuar golin.

Nuk mungojnë rastet as për krutanët, por porta e Qirkos mbetet e paprekur deri në fund të sfidës. Kështu, Teuta lë vendin e fundit të tabelës duke parakaluar Kukësin, ndërsa Kastrioti e sheh veten shumë pranë zonës së rrezikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!