Ndeshje të shumta, Roma mbyll me tri pikë

E dielë e ngarkuar me sfida dhe e mbushur me spektakël futbollistik që Premier League, La Liga, Serie A dhe Ligue 1 mund të dhurojnë në skenën europiane.

Në Angli u luajtën 2 derbi me Çelsin që kaloi minimalisht Kristal Palasë dhe Arsenalin që vijon marshimin edhe pas fitores 0-2 ndaj Totenhem në një sfidë aspak të qetë.

Sakaq, në Serie A Lacio u kthye te fitorja ndaj Sasuolos, teksa Atalanta luajti një “stërvitore” përballë Salernitanos që u mbyll në shifrat e thella 8-2. Në mbrëmje i vuri kapakun fitorja e Romës ndaj Fiorentinës me rezultatin e pastër 2-0 falë 2 golave të Dibalës.

Dy sfida në program për javën e 17-të të kampionatit spanjoll sollën triumfin 1-2 të Espanjolit ndaj Getafes dhe barazimin zhgënjyes 1-1 mes Alemrias dhe Atletiko Madrid.

Gola të shumtë edhe në Ligue 1 ku Lilë mposhti 5-1 Trojes, ndërsa Marsejë shkatërroi 7-1 Azhaksion. Sakaq, Renë ka ndalur kampionët në fuqi duke i mposhtur me rezultatin minimal 1-0.

Rezultatet:

Premier League:
Çelsi – Kristal Palasë 1-0
Njukasëll Junajtid – Fulham 1-0
Totenhem – Arsenal 0-2

La Liga:
Getafe – Espanjol 1-2
Almeria – Atletiko Madrid 1-1

Serie A:
Sasuolo – Lacio 0-2
Torino – Specia 0-1
Udineze – Bolonja 1-2
Atalanta – Salernitana 8-2
Roma – Fiorentina 2-0

Ligue 1:
Lilë – Trojes 5-1
Anxhers – Klermont 1-2
Montpelje – Nantë 0-3
Reims – Nicë 0-0
Tuluzë – Brest 1-1
Monako – Azhaksio 7-1
Renë – PSG 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!