Egnatia ndalet nga Erzeni, dy gola dhe dy të anuluar

Abissnet Superiore, Java 16:
Egnatia – Erzeni 1-1 (Xhekson 55′ pen/ Sadiki 58′)

Në barazim 1-1 u mbyll sfida mjaft interesante e javës së 16-të të Abissnet Superiore mes Egnatias dhe Erzenit. Raste, gola të rregullt e të parregullt dhe shumë rivalitet treguan në fushë dy ekipet surprizë të këtij kampionati.

Qetësia e pjesës së parë u prish e gjitha në të dytën fillimisht në minutën e 55′-të kur Xhekson shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ky avantazh i rrogozhinasve zgjati fare pak pasi Sadiki riktheu ekuilibrat 3 minuta më vonë.

Akoma më e ndezur sfida pas 2 golave të shënuar me Egnatian që gjen sërish rrugën e rrjetës por goli i Xhekson anullohet pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

E njëjta histori pak çaste më pas përsëritet me shijakasit të cilët shënojnë golin e dytë me Nonaton por VAR prish sërish festën duke lënë në fuqi barazimin deri në vërshëllimën e fundit.

Me këtë barazim Egnatia parakalon Vllazninë në renditje edhe pse me të njëjtat pikë, ndërsa Erzeni mbetet në vendin e pestë me 23 pikë./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!