Egnatia dhe Teuta skuadrat pritëse të ditës

  • Abissnet Superiore luajti dje tri takime por për të mbyllur javën e 16-të të saj, sot në program dy sfida të tjera.

Nga: Erga Kenga

Në Rrogozhinë, Egnatia e cila gjëndët në vendin e 4-ët (24 pikë) do të presë Erzenin e Shijakut teksa e ka vetëm dy pikë më poshtë (22 pikë). Në dukje një derbi rajonal pasi të dyja skuadrat për atë që kanë prodhuar në 15 javë meritojnë respekt.

Ekipi vendas me zhvillime në merkato ndërsa largoi Bambam, Camaj, Hysenin, Levendin (huazim) e Delarzh, e afroi sulmuesin Duamena, ka shfaqur hapur ambicjen për të konkuruar një vend për në Europë dhe me një trajner fitues si Duro e gjitha pritet për tu verifikuar në vijim.

Erzeni mbetet ekip kompakt dhe i paparashikueshëm në fushë.Te
shijakasit do të kenë një mungesë të rëndësishme në këtë takim si kroati Amir Kahrimanoviç (kartonë) por në pikëpyetje mbetet dhe kapiteni Krasniqi. Sidoqoftë afrimet e fundit si Dejvid Kapllani e Husein (erdhi nga Tirana) rrit besimin te Erzeni.

Ndërkaq në 16:00 Teuta- Kastroti mbyll këtë javë me duelin mes tyre në stadiumin ‘Niko Dovana’. Durrsakët e Edi Martinit kryen goditjen e madhe të janarit me zyrtarizimin e Sherif Kallakut (për herë të tretë te Teuta). Do ti mungojë një titullar i tillë si Kotobelli (kartonë) por në pikëpyetje mbetet dhe Emiljano Vila (dëmtim). Me probleme duken dhe sulmuesi Gruda e mbrojtësi vlonjat Idrizaj.

Ndërkohë te krutanët me vëmednje për të afruar dy-tre futbollistë, situata duket më e stabilizuar. Trajneri Mema ka jo në maksimum shkodranin Hasani (dëmtim) por ka rekuperuar disa të tjerë.

Java e 16:

Sot:

Egnatia- Erzeni 13:00

Teuta- Kastrioti 16:00

Të luajtura dje:

Laçi- Tirana 1-2

Bylis Kukësi 0-0

Partizani- Vllaznia 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!