Vllaznia përmbys Partizanin, kreu kthehet në…rebus
Abissnet Superiore, Java 16:
Partizani – Vllaznia 1-2 (Maget 62’/ Jonuzi 77′, Çoba 90′)
Partizani – Vllaznia ishte një tjetër sfidë e javës së 16-të të Abissnet Superiore që prodhoi emocione të shumta këtë të premte.
Kuqeblutë fituan me përmbysje në shifrat 1-2 me gjithçka që u vendos në pjesën e dytë. Ishte Maget i cili i sapofutur në fushën e lojës realizoi golin e parë të sfidës kur luhej minuta e 62′-të.
Shkodranët nuk e humbën dëshirën edhe pas pësimit të golit teksa arritën të barazonin shifrat me anë të Jonuzit duke rihapur sfidën.
Për fitoren e miqve do të mendonte Çoba në minutën e fundit të kohës së rregullt duke shënuar një gol mjaft të bukur që rezultoi vendimtar për sfidën.
Ky 3-pikësh e dërgon Vllazninë në vendin e tretë me 25 pikë, ndërsa Partizani ruan kreun por tashmë me vetëm 1 pikë diferencë nga Tirana e vendit të dytë./Sara Gjidiaj/