Rinis Superiorja, Tirana prova në Laç, Partizani- Vllaznia ‘finale’

  • Viti 2023 ndez motorët me ndeshjet e javës së 16-të në Superiore. Merkato e varfër për objektivë madhorë…

Përgatiti: Erga Kenga

Pritja merr fund ndësa sot futbolli elitar me emrin ‘Abissnet Superiore’ nis zyrtarisht me ndeshjet e vitit 2023. Në fushë me start orën 13:00 Laçi- Tirana dhe Bylis- Kukësi ndërsa në 16:00 në kompleksin ‘Partizani’ do të zbresin në fushë kryesuesit e kampionatit të cilët do përballen me Vllazninë eShkodrës.Java do të mbyllet nesër me duelet Egnatia- Erzeni dhe Teuta- Kastrioti.

Ndërkohë java e 16-të i gjen skuadrat në intensitet të lartë pune. Veçmas përgatitjeve në terren teksa që nga 3 janari skuadra të caktuara iu drejtuan terreneve sportive, paralelisht është punuar (dhe punohet) për riformatimet e mundshme që të ofron merkatoja e transferimeve gjatë janarit.

Në fakt, duhet thënë që në fillim se lëvizjet e deritanishme kanë figuruar me pikatore. Lushjkja te Tirana, Guindo te Laçi, Shahaj te Partizani apo së fundi Kallaku te Teuta janë fare pak për klube që në të shkuarën zienin në merkaton hyrje- dalje.

Në kët aspekt, Tirana duket se mban flamurin e ndyshimëve më të mëdha. Para se Kallaku të largohej dje (flitet se dhe Aleksi mund të ndjekë fushëkrujasin) nga kampionët janë larguar Zhivanaj, Husein dhe i riu Arbër Bytyqi.

Sakaq me interes priten ndeshjet e sotme. Në mesditë spikat Laçi- Tirana (arbiter Andi Koçi) ndërsa në 16:00, Partizani- Vllaznia, për atë që kanë prodhuar ndër vite gjithnjë qëndron në lartësinë e interesit sportiv. Te Partizani Vllaznia, gjykon Krshnik Bajramaj.

Nuk mbetet prapa takimi i Ballshit me vendasit dhe kuksianët të stacionaur në zonën e fundit. Çuditërisht te të dy kampet ka patur fare pak lëvizje. Për tu parë…Ky duel i është besuar ndërkombëtarit Enea Jorgji.

Pas 15 javëve, kampionati kryesohet nga Partizani me 29 pikë ndjekin Tirana 25 dhe Egnatia 24.

Ndeshjet e javës së 16-të dhe gjyqtarët kryesorë:

Sot:

Laçi- Tirana 13:00 (Arbiter: Andi Koçi)

Bylis- Kukësi 13:00 (Arbiter; Enea Jorgji)

Partizani- Vllaznia 16:00 (Arbiter: Kreshnik Bajramaj)

Të shtunën:

Egntia- Erzeni 13:00

Teuta- Kastrioti 16:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!