Mezani: E kemi vlerësuar Tiranën, presim regjistrimin e Guindos

Laçi e nis 2023-in me një supersfidë shtëpiake. Bardhezinjtë e drejtuar prej afro dy muajsh nga Gentian Mezani, për javën e 16-të Abissnet Superiore (13:00), do të presin të premten kampionët e Shqipërisë, Tiranën.

Para takimit, vlonjati i pankinës kurbinase tha:

Si vjen Laci pas pauzës…situata me grupin e futbollisteve…

“Për momentin kemi disa mungesa por shpresojmë që në ditët në vijim ti rekuperojmë”

A mund të konsiderohet kjo ndeshje një sfidë e cila vendos disi në objektivin e Lacit për europën?

“Kjo ndeshje është një sfidë shumë e rëndësishme për Laçin. E kemi vlerësuar maksimalisht për vetë objektivat që kemi”.

Guindo, gjendja e tij dhe a mund të jetë në fushë neser?

“Jemi në pritje të regjistrimit të tij zyrtar. Guindo ka gjëndje mjaft të mirë dhe mendoj se do të jetë një forcë e shtuar për ne.”


Do ketë perforcime të tjera gjatë janarit?

“Në këtë pikë ne do të jemi shumë të kujdesshëm”/Isuf Myrtaj- Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!