Kallaku heq dorë nga Tirana, Teuta në horizont

Marrëdhënja e ftohtë me drejtorin Osmani është finalizuar me largimin e Sherif Kallakut nga Tirana. Ky është zhvillimi më i fundit te kampi bardheblu i cili nuk po gjën qetësi prej javësh.

Afrimi i Lushkjes te kampionët e Shqipërisë vetëm pak ditë më parë, në një mënyrë, tregon se drejtuesit e kishin marrë vendimin për të larguar mesfushorin i cili në të shkuarën ka veshur fanellat e Laçit, Teutës, Lokomotivës së Zagrebit, Partizanit dhe së fundi Tiranës.

Në fakt, Kallaku kishte disa javë që pati progres në lojë duke ju afruar gjëndjës së tij më të mirë por si duket, detaje të tilla në një klub të madh bëjnë diferenca dhe prodhojnë verdikte po aq të mëdha.

Destinacioni i radhës për fantazistin duket Teuta e Durrësit. Aty ku fushëkrujasi pati rendiment të jashtëzakonshëm. Mbetet që klubet të zyrtarizojnë lëvizjet./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!