Kote largohet nga Kukësi, Bytyqi nga Tirana

Përmes njoftimëve në Facebook, Kukësi shkruan se ka ndërprerë bashkëpunimin me Kristi Kote-n ndërsa Llapi në Superligën e Kosovës ka afruar ish futbollistin e Tiranës dhe Laçit Arbër Bytyqi.

Anësori 19 vjeçar nuk kaloi dhe aq mirë te bardhezinjtë dhe së fundi te bardheblutë në Superiore. Kontratë 3 vjeçare me podujevasit.

Njoftimet:

“FK Kukësi njofton se futbollisti Kristi Kote nuk është më pjesë e ekipit tonë. Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit e falënderon Koten për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!