Gjoni, gjigandi shqiptar në radarët e klubeve greke
Trajneri Silvinjo mblodhi sot në një takim pune gjthë trajnerët e moshave dhe të femrave kueqezi. Një hap i parë për tu përshendetur çka do të thotë, se trajneri i Kombëtares A, me statusin e kryetrajnerit të ekipeve Kombëtare të Shqipërisë synon të marrë çdo informacion lidhur me punën, elementët, etj.
Në fakt, sa i takon elementit, seleksionuesit kanë bërë punë goxha progresive por në dy qëndrat kryesore jashtë vendit, Itali dhe Greqi, ka shumë futbollistë cilësorë që kërkojnë vemendje të shtuar.
Pak ditë më parë, ‘Sportiim.al’ i kushtoi një materail futbollistit Leonardo Zira (Itali) ndërsa sot pikas një tjetër talent që luan në futbollin grek.
Bëhët fjalë për Nuredin Gjonin i cili ofron parametra të spikatur në strukturë e teknik. Gjoni me prindër shqiptarë, aktivizohet me Ethnikos Aksiupolis (Εθνικός Αξιούπολης, në Kilkis) dhe roli i tij në fushë është sulmues (si numër 9-të).
Falë treguesëve të tij teksa është 19 vjeç dhe shtatlartësi 1.90 metra, ka tërhequr ndjeshëm vëmendjen e klubeve me emër në tokën helene. Një element tjetër i dobishëm i cili ende nuk ka rënë në “rrjetën” shqiptare…/Sportiim.al/