Romë heroike, Barça thyen Atletikon dhe shkëputet në La Liga

Seria A dhe La Liga kanë dhuruar spektakël edhe këtë të dielë me sfidat ku nuk kanë munguar as surprizat.

Minutat shtesë shumë herë vendimtare në Seria A, rezultuan edhe për Romën të dobishme. Kryeqytetasit arritën të barazonin në shtesë me Abraham që dërgoi shifrat në 2-2. Kështu, Milan ndan vendin e tretë me Juventusin dhe 7 pikë larg Napolit kryesues.

Sakaq, Empoli ka “kopjuar” Monzën duke i marrë një barazim Lacios në minutën e 90+4′. “Shqiponjat” kanë 3 ndeshje pa fitore dhe duket se po vuajnë në këtë fazë të Seria A.

Në barazim u mbyllën edhe Salernitana – Torino dhe Specia – Leçe, ndërsa Napoli kthehet te fitorja në sfidën ndaj Sampdorias ku triumfoi në shifrat 2-0.

Për të kaluar në Spanjë aty ku katalanasve iu mjaftoi 1 gol i Dembele për të marrë 3 pikë ndaj Arletiko Madrid që luftoi deri në fund por nuk ia doli. Saviç dhe Torres u ndëshkuan me të kuq në përfundim të sfidës. Një betejë aspak e denjë në nivele ë tilla me dy futbollistët në luftën pa top.

Me fitore e mbyllën këtë javë të 16-të në La Liga edhe Real Sociedad, Real Betis dhe Sevilja.

Rezultatet:

La Liga:
Almeria – Real Sociedad 0-2
Rajo Vajekano – Real Betis 1-2
Sevilja – Getafe 2-1
Atletiko Madrid – Barcelona 0-1

Seria A:
Salernitana – Torino 1-1
Lacio – Empoli 2-2
Specia – Leçe 0-0
Sampdoria – Napoli 0-2
Milan – Roma 2-2/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!